Connect with us

Shpejt dhe Sakt

Magazin

Bebe Rexha pozon me fustanin shumëngjyrësh në mbështetje të komunitetit LGBTI

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po vazhdon të shënojë suksese të shumta në tregun botëror.

Së fundmi, ajo ishte pjesë e mbrëmjes së ndarjes së çmimeve “American Music Awards”, ku shkëlqeu me dukjen e saj.

Ajo është gjithashtu aktive edhe në mbrëmje të ndryshme me karakter social që organizohen në Los Angeles, për fuqizimin e femrave.

Content…

Se është një artiste që i mbështet të gjithë, këtë e ka dëshmuar më së miri edhe në këngët e saj.

Këngëtarja shqiptare duket po ashtu se është një përkrahëse edhe e komunitetit LGBTI, përderisa së fundmi ka treguar se do të jetë pjesë e “Atlanta Gay Pride Festival”, që organizohet në ShBA.

Ajo ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet e veshur me një fustan shumëngjyrësh, i cili simbolizon ngjyrat e ylberit që janë pjesë e flamurit të komunitetit LGBTI.

“Në mënyrën time për në Atlanda Pride”, ka shkruar Rexha në mbishkrimin e fotografisë.

Përkrahja që po iu jep këtyre personave, ka bërë që këngëtarja të marrë shumë komente në këtë fotografi të publikuar në Instagram. /

Continue Reading
You may also like...


Facebook

Trending

To Top