Connect with us

Shpejt dhe Sakt

Magazin

Filmi horror “Killer Kate!”, nata e vajzave që shndërrohet në luftë për mbijetesë

“Killer Kate!” mban titullin filmi i ri amerikan i zhanrit horror.

Elliot Feld është angazhuar për regjinë e këtij filmi, ndërsa së bashku me Daniel Moya e ka shkruar edhe skenarin.

Ngjarja zhvillohet kur Kate, me kërkesë të babait të saj, vendos të marrë pjesë në natën e vajzave për martesën e motrës së saj.


Fragment nga filmi “Killer Kate!” (Foto: YouTube/Freestyle Digital Media)

Ndeja, e cila organizohet në një objekt të marrë me qira përmes një aplikacioni, shndërrohet në luftë për mbijetesë.

Familjet luftojnë me familje, si dhe e tashmja përballet me të kaluarën.

Në rolet kryesore luajnë Alexandra Feld, Danielle Burgess, Amaris Davidson dhe shumë të tjerë.

Premiera e filmit “Killer Kate!” është caktuar për datën 26 tetor të këtij viti. /Telegrafi/


Facebook

Trending

To Top