Connect with us

Shpejt dhe Sakt

Kurioziet

Fokat pozojnë për ‘fotografi familjare’, njëra prej tyre afrohet për selfie (Foto)

Peter Verhoog po zhytej në brigjet e ishullit Hopkins të Australisë, kur takoi një grup fokash shumë miqësore.

Fotografi 63-vjeçar, nuk hezitoi që të bëjë disa fotografi, ku ato duket sikur janë duke pozuar për një portret familjar

Madje, njëra prej tyre, u afrua te kamera dhe shikoi sikur të jetë duke bërë selfie.

“Janë të shpejta dhe të shkathëta, por të këndshme në të njëjtën kohë. Zakonisht të sillen rrotull dhe ikin me shpejtësi, por këto ishin shumë më ndryshe”, ka thënë Verhoog.

Zhytësi ka mbetur i befasuar, kur ato i qëndronin para dhe ai mund të fotografonte në të gjitha pozitat.

Përfshirë edhe një imazh të bërë nga një zhytës tjetër, që e tregon duke i fotografuar ato.

“Megjithëse janë të këndshme , nuk duhet harruar që kanë dhëmbë të fuqishëm dhe janë grabitqarë të rrezikshëm. Megjithatë, shpesh janë të gatshme për lojë”, ka shkruar Verhoog.


Facebook

Trending

To Top