Connect with us

Shpejt dhe Sakt

Shëndetsi

Koha kur e hani mëngjesin ndikon në kualitetin e gjumit

Gjumi është proces shumë i rëndësishëm kur flitet për shëndetin e një personi – mungesa e gjumit mund të shpijë në sëmundje serioze shëndetësore, si diabeti. Në mënyrë që të keni një shëndet të mirë, ekspertët rekomandojnë t’i bëni tetë orë gjumë të kualitetit të mirë.

Por, moti i ftohtë gjatë dimrit vërtet se mund t’jua dëmtojë rutinën e gjumit. Prandaj, si mund të siguroheni se do të bëni një gjumë të mirë dhe të rehatshëm?

Konsumimi i shujtës së mëngjesit në një periudhë të caktuar të ditës mund të ndikojë në mënyrën si flisni, sipas ekspertës së gjumit Nerina Ramlakhan.

Konsumimi i mëngjes është kyç dhe ju duhet ta bëni këtë posa të zgjoheni, ka thënë ajo.

“Është e rëndësishme të hani mëngjes çdo mëngjes dhe këtë duhet ta bëni brenda gjysmës së parë të orës që zgjoheni”, ka sugjeruar ajo.

Sipas saj, kjo ndikon në reduktimi ne prodhimit të adrenalinës dhe ju ndihmon të prodhoni më shumë metatoninë – hormoni i gjumit që ju ndihmon të bini dhe të qëndroni në gjumë.

Continue Reading
You may also like...

Facebook

Trending

To Top