Connect with us

Shpejt dhe Sakt

Magazin

LeBron James konfirmon se do të luajë në filmin “Space Jam 2”

Basketbollisti legjendar amerikan, LeBron James, do të luajë në filmin “Space Jam 2”.

Është fjala për vazhdimin e dytë të filmit nga viti 1995, “Space Jam”, në të cilin kishte aktruar legjenda tjetër, Michael Jordan.

Xhirimet e filmit me regji të Terence Nance do të fillojnë në verën e ardhshme, ndërsa producent është Ryan Coogler.

Filmi i parë arriti sukses të madh në gjithë botën duke përfituar 230 milionë dollarë.

“‘Space Jam’ është diçka shumë më tepër sesa bashkëpunimi im me Looney Tunes”, ka thënë LeBron.

“Kjo është vërtet shumë më tepër, dua që fëmijët ta kuptojnë sesa të fuqishëm mund të ndihem dhe sa të fortë mund të jenë vetëm nëse nuk heqin dorë nga ëndrrat e tyre”, ka shtuar basketbollisti. /Telegrafi/


Facebook

Trending

To Top