Connect with us

Shpejt dhe Sakt

Fun

Rrugica e kopshtit nisi të ‘merrte frymë’, si pasojë e erërave të stuhisë (Video)

loading...

Stuhia Ali që e ka përfshirë Drongan të Skocisë, ka bërë që një rrugicë kopshti të lëvizte në atë formë, sikur një trup kur është duke marrë frymë.

Liz Reid e ka filmuar fenomenin e ndikuar nga erërat e forta, që më pas e rrëzuan një trung të vjetër, i cili ra në kopshtin fqinj, transmeton Telegrafi.

Efekti i çuditshëm, ishte shkaktuar nga rrënjët e pemës që ndodheshin nën strukturën e betonit, derisa u rrëzua për toke.

“Aty janë mushkëritë e kopshtit, po lëvizin sepse po merr frymë”, ka qenë një prej komenteve të shumta.

Se stuhia ishte e fortë, tregon fakti që ka rrëzuar shumë pemë, që kanë rënë nëpër pjesë të ndryshme të qytetit. /Telegrafi/

Facebook

Trending

To Top