Connect with us

Shpejt dhe Sakt

Magazin

Të premten bëhet rivarrimi i dëshmorit Qazim Jakupi, Leonora: Mirë se erdhe në Kosovën e lirë Heroi im!

loading...

Arkivolet me eshtrat e babait të ndjerë të Leonora Jakupit, dëshmorit Qazim Jakupi dhe kolonelit Ahmet Krasniqi, me nderime shtetërore kanë hyrë në Republikën e Kosovës gjatë ditës së enjte.

Këngëtarja e njohur kishte dalë për ta pritur ardhjen e eshtrave të babait të saj që do të prehet në vendlindje.

Ajo e ka publikuar një video në rrjetet sociale nga momenti i ardhjes së arkivoleve, ndërsa në mbishkrim shkruan: “Mirë se erdhe në Kosovën e lirë Heroi im!”.

Ndërsa në një postim të publikuar një ditë më parë, Leonora i ka njoftuar të gjithë ata që duan të jenë të pranishëm në ceremoninë e rivarrimit të babait të saj.

“Të dashur familjar, miq dhe dashamirë, më 21.09.2018 pas 20 viteve pritje, do të prehet i qetë ne Kosovën e lire Babi im së bashku me mikun dhe bashkëluftëtarin e tij Kol. Ahmet Krasniqi”.

“Në pamundësi t’ju dërgoj ftesa të gjithëve, po e shfrytëzoj këtë mundësi t’ju ftoj të gjithëve! Ardhja juaj na nderon!”, ka shkruar Leonora në postimin e saj.

Fillimisht, do të bëhen homazhe në hollin e Parlamentit të Kosovës, më pas do të mbahet një Akademi Përkujtimore në Teatrin Kombëtar në Prishtinë dhe pastaj do të bëhet rivarrimi në Varrezat e Dëshmorëve në kryeqytet. /Telegrafi/

Facebook

Trending

To Top